Apliko për këtë punë
Profesionisti
14 May
Drejtor, Agjensi Marketingu
Profesionisti, Tiranë

Profesionisti në emër të një Klienti, i cili është një nga Agjencitë Marketing më të mirënjohura në Shqipëri, po rekruton Drejtor.

Qëllimi i Pozicionit: Udhëheq punën në përputhje me rregullat dhe politikat e kompanisë. Garanton cilësi të lartë të shërbimit ndaj Klientit, performancë të lartë komerciale, dhe arritje të objektivave të Kompanisë.

Detyrat dhe Pergjegjësite:
- Harton strategjinë dhe planet e punës të Agjencisë, konverton këto strategji në objektiva për tu arritur nga sektorët përbërës të Agejncisë.
- Harton politika, procese dhe procedura që garantojnë fluksin e punës së Agjencisë dhe mbarëvajtjen e saj.
- Garanton zbatimin e tyre nga të gjitha palët e përfshira.
- Menaxhon efektivisht Sektorët e Agjencisë duke u garantuar që: Secili sektor ka marrë objektiva performance si sektor dhe për secilin individ
- Gjithë ekipi është i angazhuar dhe zhvillohet më tej me qëllim maksimizimin e kontributitit të tyre,
- Të gjithë punonjësit janë prezantuar si duhet me punën e pritshme prej tyre me qëllim arritjen e objektivave dhe maksimizimin e performancës së tyre Gjithë sektorët punojnë të bashkuar dhe në mbështetje të secilit,
- Secili individ punon me standarde të larta profesionale dhe disiplinore sidomos përkundrejt klientit.
- Udhëheq Menaxherët e Projekteve dhe garanton përputhshmërinë e projekteve me objektivat dhe strategjinë e Agjencisë.
- Mbikqyr dhe ndjek marredhënien me Klientin me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre dhe ofrimin e shërbimit cilësor.
- Merr pjesë ne takime me Kliente te rëndësishem me qëllim prezantimin e shitjes, negocimin dhe mbylljen e kontratave të shitjes.
- Perfaqeson Agjencine ne aktivitete te ndryshme.
- Kontribuon për përmirësim dhe zhvillim të vazhdueshëm të mënyrave aktuale të funksionimit me qëllim:
- Rritjen e profesionalizmit të punonjësve,
- Përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve,
- Përmirësimin e eficencës dhe efektiviteteti të shitjeve, Maksimizimin e fitimit.
- Detyra te tjera sic nevojiten/kërkohen.

Aftësite e kërkuara:.
Arsimimi:.
- Diplomë universitare.

Pervoja e Punes:.
- Përvojë të mëparshme në pozicion drejtues, në një kompani publiciteti apo marketingu me rol zhvillues biznesi me përgjegjësi komerciale.

Aftësi te tjera:.
- Aftësi shumë të mira drejtuese.
- Aftësi të forta kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve dhe soft-eve për menaxhim biznesi.
- Aftësi të forta në marketing dhe shitje.
- Aftesi shume te mira komunikuese.
- E orientuar drejt arritjes së rezultateve.
- Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze/italiane.
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me Klientët e rëndësishëm.
- Te punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanise.

If you have the qualifications listed above, we would love to hear from you. Send your CV by specifying the job title at: rekrutim@profesionisti.al

Kërkesa favorizuese