Apliko për këtë punë
Proper Pizza
01 Feb
Menaxhere Shpërndarje
Proper Pizza, Tiranë

Në kuadër të zgjerimit të fluksit të porosive dhe me qëllim garantimin e cilësisë në këtë proces, Profesionisti Recruitment Agency, po kërkon në emër të Klientit të saj kandidaturat e përshtatshme për pozicionin e
Menaxheres së Shpërndarjeve në Tiranë me përgjegjësinë e:
1. Organizimit dhe koordinimit të shpërndarjes së të gjitha porosive, duke komunikuar me:
a. Qendrën pritëse të porosive;
b. Restorantet / guzhinat prodhuese;
c. Punonjësit e angazhuar në këtë proces.
2. Mbikqyrjes së shpërndarjeve me qëllim garantimin e dorëzimeve sipas kohëve të premtuara dhe / ose standard të Kompanisë.
3. Mbikqyrjen e standardeve të shërbimit të Klientelës.

Për të qenë e suksesshme në këtë pozicion, kandidatja duhet të ketë:
- Të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme në industrinë ushqimore.
- Përvojë të mëparshme në pozicion koordinues, mundësisht shpërndarje porosish.
- Aftësi të forta kompjuterike në përdorimin e programeve për menaxhim biznesi.
- Nivel të lartë formimi (akademik) në fushën ekonomike.
Aplikoni tek punesim@profesionisti.al me CV tuaj bashkangjitur.

Kërkesa favorizuese