Si lindi Profesionisti.al

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin.

Gazeta ÇELËSI është e vetmja gazetë njoftimesh ekonomike dhe ofertash biznesi në Shqipëri. Që nga botimi i saj i parë në vitin 1998 është “tregu” i parë shqiptar duke u kthyer në mjetin më të rëndësishëm të komunikimit të konsumatorit drejt konsumatorit (C2C) dhe në mjetin më të efektshëm të komunikimit të biznesit drejt konsumatorit (B2C).

Që nga dhjetori i vitit 2011 ÇELËSI ka lançuar një portal interaktiv duke mundësuar klientët që të përdorin shërbimet e mundshme direkt nëpërmjet internetit në www.gazetacelesi.al, www.njoftoj.al.

Sektori i njoftimeve të punës (në print dhe web) ka qenë që në fillimet e Gazetës një nga ndërveprimet më të rëndësishme të tregut biznes kundrejt konsumatorit. Aktualisht, 350 Kompani publikojnë njoftimet e tyre për punë tek Gazeta dhe tek Portali ÇELËSI. 95% e këtyre Kompanive janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kërkojnë punonjës të kualifikuar ose jo të cilët vijnë kryesisht nga moshat e reja. Shumica e pozicioneve të njoftuara (52%) kërkojnë kandidatura femra dhe 33% e tyre kërkojnë kandidatura meshkuj, ndërkohë që 15% e njoftimeve nuk specifikojnë një gjini të caktuar.

Gjatë 16 viteve të operimit në treg ÇELËSI ka qenë dëshmimtar i mungesës së cilësisë dhe eficencës në mënyrën se si bizneset i kanë menaxhuar rekrutimet e tyre në të gjitha pjesët përbërëse të procesit, që nga formulimi i njoftimit, përzgjedhja e kandidatëve, teknikat e intervistimit dhe angazhimit përfundimtar të të përzgjedhurve në pozicionet përkatëse. Vështirësia e bizneseve nuk qëndron vetëm në përzgjedhjen e kandidatëve të duhur, vështirësia e tyre fillon që nga trajtimi i numrit të madh të aplikimeve të cilat mbërrijnë edhe dorazi, si dhe trajtimi i telefonatave dhe interesimeve të shumta për një pozicion.

Në të njëjtën kohë, ÇELËSI ka qenë dëshmimtari i mënyrës kaotike të kërkimit të punës dhe shpërdorimit të kohës dhe energjisë së vetë punëkërkuesve.

Duke vërejtur sa më sipër, ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit.

Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Ekipi Ynë

Elda Bajraktari Drejtuese Sektori
Albana Lapaj Koordinatore Rekrutimi
Artenca Pistolja Koordinatore Rekrutimi